
Detaje të reja kanë dalur lidhur me takimin e mistershëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin. Sipas burimeve konfidenciale brenda kremlinit, thuhet se Putin i ka dhënë një shans Prigozhinit për të rikuperuar gabimin që bëri me nisjen e kryengritjes.
Në takimin sekret të mbajtur në fund të muaji qershor, thuhet se Putin ka urdhëruar shefin e grupit rebel Wagner, për të vrarë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Tani shpresa e vetme e Prigozhin për të shpëtuar kokën e tij, thuhet se është t’i sjellë në tavolinë Putinit kokën e Volodymyr Zelenskyt.
Në takimin e sekret, Peskov tha se ishin 35 persona duke përfshirë Prigozhin dhe komandantë të lartë të ushtrisë private Wagner.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe fituesi i çmimit Nobel, që drejton gazetën investigative pioniere Novaya, Dmitry Muratov i cili tha se mundësia e ekzekutimit të Zelenksyt nga Prigozhion është më se i mundshëm.
“Unë mendoj se ai mund të mos kërkojë falje [nga Putini] duke thënë: Më lër të kthehem. Por ai mund të kryejë një mizori të madhe për të mirën e Rusisë. Ai mund të organizojë një atentat ndaj Zelensky dhe të sjellë kreun e Presidentit të Ukrainës në Kremlin. Pse jo? Ai duhet të bëjë diçka që do t'i heqë shijen asaj që Putin e quajti "thikë pas shpinës së Rusisë", tha Dmitry Muratov.
Pak ditë më parë Instituti për Studimin e Luftës tha se shërbimet ruse të sigurisë "kanë aftësinë të ndalojnë Prigozhin ose të kufizojnë lëvizjet e tij në Rusi", por me sa duket nuk po e bënin këtë dhe arsyeja duket se është e qartë; Prigozhin po përgatitet për misionin e jetës./ The Sun
Lini një Përgjigje