TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Korrik 2023, 16:48

Moska thirrje Turqisë: Mos krijoni iluzione, evropianët s’ju duan në BE

Shkruar nga Pamfleti

Moska thirrje Turqisë: Mos krijoni iluzione, evropianët s’ju

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Turqia bën mirë të mos ketë iluzione se një ditë do të lejohet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ai shprehu dëshirën për forcimin e raporteve me Ankaranë pavarësisht mosmarrëveshjeve, përfshirë edhe atë për zgjerimin e NATO-s.

Ai tha se Rusia e sheh zgjerimin e NATO-s si kërcënim për sigurinë e saj, por Peskov minimizoi sugjerimet se Turqia po largohej nga Rusia dhe po i afrohej Perëndimit.

Turqia mund ta orientojë veten drejt Perëndimit. Ne e dimë që në historinë e Republikës së Turqisë ka pasur periudha të orientimit intensiv drejt Perëndimit dhe ka pasur periudha më pak intensive. Por, ne po ashtu e dimë se askush nuk dëshiron ta shohë Turqinë në Evropë, e kam fjalën për evropianët. Partnerët tanë turq nuk duhet të krijojnë iluzione”, tha ai gjatë një konference për media.

peskov evropianët be

Lini një Përgjigje