TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2026, 22:00

“Kisha sindromën e Stokholmit”, ish e dashura e ‘El Chapos’: Më kontrollonte vazhdimisht

Shkruar nga Pamfleti
“Kisha sindromën e Stokholmit”, ish e dashura e ‘El
El Chapo- Lucero Sanchez

Lucero Sanchez, ish-kongresistja meksikane e njohur si “La Chapodiputada” dhe ish-partnerja e Joaquin “El Chapo” Guzman, ka folur sërish publikisht për marrëdhënien e saj me ish-bosin famëkeq të kartelit të drogës Sinaloa.

Në një podcast me gazetaren meksikane Adela Micha, Sanchez rrëfeu detaje të reja nga periudha kur ishte në lidhje me El Chapon, i cili u arrestua në vitin 2016 dhe më pas u dënua me burgim të përjetshëm në SHBA.

Ajo tregoi se gjatë marrëdhënies kishte përjetuar kontroll dhe abuzim psikologjik të vazhdueshëm nga trafikanti i drogës. “Kam pasur sindromën e Stokholmit”, deklaroi Sanchez gjatë intervistës.

Ish-kongresistja kujtoi se e kishte njohur El Chapon në kohën kur punonte si parukiere, ndërsa më pas hyri në politikë dhe në vitin 2013 u zgjodh deputete në Kongresin e Sinaloas, në veri të Meksikës.

Sanchez bashkëpunoi më vonë me autoritetet amerikane dhe dëshmoi gjatë procesit gjyqësor kundër El Chapos në Shtetet e Bashkuara.

Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán u arrestua në vitin 2016, dhe në vitin 2019 u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë federale amerikane për drejtimin e një prej karteleve më të fuqishme të drogës në botë.

lucero sanchez “el chapo” kartel droge sinaloa

Lini një Përgjigje