TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2026, 20:58

Sulmi me makinë në Modena, qindra qytetarë në protestë pas plagosjes së 8 personave

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me makinë në Modena, qindra qytetarë në protestë

Qindra qytetarë janë mbledhur këtë të diel në Modena të Italisë për të protestuar kundër dhunës, pas incidentit të rëndë të ndodhur një natë më parë, ku tetë persona mbetën të plagosur pasi u përplasën nga një automjet.

Raportohet se, 31-vjeçari El Koudri po lëvizte me shpejtësi me makinën e tij kur hyri mes një turme njerëzish, duke shkaktuar panik dhe disa të plagosur, ndërsa katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Rreth 1000 persona morën pjesë në protestën e organizuar në qytet, në shenjë solidariteti me viktimat e incidentit dhe si reagim ndaj frikës dhe dhunës. Autoritetet po hetojnë nëse ngjarja ishte e qëllimshme, ndërsa mediat italiane raportojnë se shoferi mund të ketë pasur probleme psikologjike.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe në nivelet më të larta politike në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni anuloi një vizitë zyrtare në Qipro dhe udhëtoi drejt Modenës për të vizituar të plagosurit në spital.

Sulmi me makinë në Modena, qindra qytetarë në protestë

I prekur nga ngjarja e rëndë, kryetari i Bashkisë së Modenës deklaroi mes turmës se qyteti do t’i përgjigjet dhunës me unitet dhe solidaritet.

“Po i përgjigjemi kësaj dhune me vendosmëri dhe forcë. Ky shesh tregoi edhe një herë kohezionin social dhe frymën e fortë të komunitetit, që janë përgjigjja më e mirë ndaj frikës që synon të përhapë kjo dhunë”, u shpreh ai.

Mes emocionesh dhe i përlotur, kryebashkiaku theksoi se Modena di si të reagojë në momentet më të vështira.

“Modena, në kohë të vështira, di të përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Ky përqafim kolektiv është përgjigjja jonë”, tha kryebashkiaku.

Lini një Përgjigje