
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, në një moment tensionesh të larta lidhur me situatën në Lindjen e Mesme dhe raportet me Iranin.
Sipas mediave të huaja, telefonata mes dy liderëve ka zgjatur më shumë se 30 minuta dhe është zhvilluar pak përpara nisjes së një mbledhjeje me dyer të mbyllura të kabinetit qeveritar izraelit.
Në fokus të diskutimeve ka qenë mundësia e rifillimit të veprimeve ushtarake ndaj Iranit. Portali izraelit Ynet, duke cituar një burim zyrtar, raportoi se vendimi final pritet të merret nga presidenti amerikan Donald Trump.
“Trump duhet të marrë një vendim. Nëse vendos të rifillojë luftën me Iranin, Izraeli ka të ngjarë të thirret të marrë pjesë”, raportoi Ynet, duke cituar një burim izraelit.
Lini një Përgjigje