TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2026, 19:02

Trump humbet durimin me Iranin dhe kërcënon me nisjen e luftës: Koha juaj po mbaron!

Shkruar nga Pamfleti

Trump humbet durimin me Iranin dhe kërcënon me nisjen e luftës:

Trump deklaroi se nëse Teherani nuk nxiton të sjellë një propozim paqeje të pranueshëm, SHBA-ja do ta shfarosë dhe se asgjë s'do të mbetet më në Iran...

Presidentit amerikan, Donald Trump duket se i është sosur durimi me Iranin. Trump duket se po mendon seriozisht rifillim e luftës me Iranin  pas një pauze disa javore. Trump i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Iranit duke thënë se koha për të po mbaronte.

Me anë të një positimi në rrjetin social “Truthsocial”, Trump deklaroi se nëse Teherani nuk nxiton të sjellë një propozim paqeje të pranueshëm, SHBA-ja do ta shfarosë dhe se asgjë s'do të mbetet më në Iran. 

“Për Iranin, koha po ecën, dhe ata duhet të lëvizin, SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. KOHA ËSHTË ESENCIAL! Presidenti DJT”, shkroi Trump.

Kujtojmë se Trump po humb durimin ndaj Iranit për disa arsye kryesore. Marrëveshja bërthamore ka dështuar të japë rezultate të pranueshme për SHBA-në. Iran ka vazhduar pasurimin e uraniumit, nuk ka dorëzuar stokun e tij dhe nuk ka pranuar kufizime të forta në programin bërthamor, pavarësisht presionit dhe negociatave të ndërmjetësuara. Kjo ka bërë që Trump të shohë Iranin si një kërcënim të vazhdueshëm që nuk respekton afatet apo propozimet amerikane, duke e çuar atë të kërcënojë me veprime ushtarake të reja për të detyruar një marrëveshje “shumë më të mirë”.

Për më tepër, Irani nuk ka kontrolluar sjelljen e tij agresive në rajon dhe Ngushtica e Hormuzit ka mbetur kryesisht e mbyllur ose e bllokuar, duke ndaluar qindra anije dhe duke shkaktuar kriza globale në çmimet e naftës. Pavarësisht sulmeve të mëparshme amerikane, bisedimeve me Kinën dhe ultimatumeve, Teherani nuk ka hapur plotësisht rrugën detare, duke mbajtur peng tregtinë ndërkombëtare.

Kjo ka frustruar Trump-in, i cili është shtyrë të rinovojë kërcënimet për goditje të mëdha ushtarake nëse Irani nuk lëviz shpejt drejt një marrëveshjeje.

trump irani

1 Komente

  1. F
    Faik Hushi.

    Sapo përfundoi takimin me XI JIMPING -un e Kinës ëëëëë? Si duket kryetari i shtetit kinez bëri ndonjë marrveshje të fshehtë me Trump - in. Por Trump, pasi të mposhtë Iranin nuk është çudi që mund ti kthehet edhe Kinës. Don ti gllabërojë një e nga një.

    Lini një Përgjigje