Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, ka reaguar ndaj deklaratave të Donald Trump, i cili paralajmëroi Tajvanin të mos kërkojë pavarësi nga Kina, duke theksuar se SHBA nuk dëshiron “luftë në anën tjetër të globit”.
Në një postim në Facebook, Lai deklaroi se Tajvani nuk do të “sakrifikohet” dhe nuk do të bëhet objekt negociatash, duke theksuar se ishulli s'do të heqë dorë nga sovraniteti, sistemi demokratik dhe mënyra e lirë e jetesës.
Deklarata e presidentit tajvanez erdhi pak ditë pas samitit në Pekin mes Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, takim që ka shtuar shqetësimet në Tajvan për të ardhmen e marrëdhënieve me SHBA-në.
Trump deklaroi më herët se administrata amerikane po shqyrton ende shitjet e reja të armëve për Tajvanin, ndërsa shtoi se Uashingtoni nuk dëshiron që ishulli të shpallë pavarësinë duke u mbështetur te mbështetja amerikane.
Lai falenderoi SHBA-në për mbështetjen ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon, por theksoi se Tajvani nuk do të provokojë konflikt dhe as nuk do të pranojë presion nga Pekini.
“Tajvani nuk do të sakrifikohet dhe nuk do të jetë objekt negociatash në asnjë rrethanë”, deklaroi ai.
Kina vijon ta konsiderojë Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta vendosur ishullin nën kontrollin e Pekinit.
Burrë i zgjuar ky Presidenti i Tajvanit dashka me hy në luftë me Kinën....