
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe ka reaguar pas incidentit me dronë që goditi një objekt energjetik në Abu Dhabi.
Sipas autoriteteve, tre dronë u lëshuan drejt territorit të Emirateve nga kufiri perëndimor. Dy prej tyre u neutralizuan nga sistemet mbrojtëse, ndërsa një dron arriti të godasë një termocentral në zonën Al Dhafra.
Ministria bëri të ditur se hetimet janë ende në zhvillim për të identifikuar burimin dhe përgjegjësit e sulmit.
Në deklaratën zyrtare theksohet se forcat e mbrojtjes ndodhen në gatishmëri të lartë dhe janë të përgatitura për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi që cenon sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.
Autoritetet shtuan se do të kundërshtojnë me vendosmëri çdo përpjekje që synon destabilizimin e Emirateve dhe dëmtimin e interesave kombëtare.
“Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar burimin e sulmeve. Ministria e mbrojtjes pohon se është në gatishmëri të lartë për t'u përballur me çdo kërcënim dhe për të kundërshtuar me vendosmëri të gjitha përpjekjet për të minuar sigurinë e shtetit, duke mbrojtur kështu sovranitetin, sigurinë dhe stabilitetin e tij, si dhe interesat dhe aftësitë e tij kombëtare", thuhet në reagimin e Ministrisë.
Lini një Përgjigje