TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2026, 15:37

Alarm në Emirate, sulm me dron pranë centralit në Abu Dhabi

Shkruar nga Pamfleti
Alarm në Emirate, sulm me dron pranë centralit në Abu Dhabi
Centrali bërthamor Barakah në Abu Dhabi

Një incident i rëndë është raportuar në centralin bërthamor Barakah në Abu Dhabi. Mediat ndërkombëtare rapojnë se një sulm me dron shkaktoi zjarr në një prej pajisjeve energjetike jashtë zonës së brendshme të objektit.

Pas ngjarjes ka reaguar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila shprehu “shqetësim të thellë” dhe paralajmëroi se çdo veprim ushtarak që cenon sigurinë e centraleve bërthamore përbën një rrezik serioz.

Agjencia bëri të ditur se nivelet e rrezatimit janë normale dhe se deri tani nuk është konstatuar ndonjë rrjedhje apo kërcënim për sigurinë publike.

Autoritetet e Abu Dhabit konfirmuan se zjarri u regjistrua në një gjenerator elektrik të vendosur jashtë perimetrit kryesor të centralit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja ka rikthyer shqetësimet ndërkombëtare për sigurinë e infrastrukturës bërthamore në kohë tensionesh dhe sulmesh me dron në rajon.

Lini një Përgjigje