
Autoritetet letoneze kanë aktivizuar avionët luftarakë të NATO-s pasi një dron i dyshuar u fut përkohësisht në hapësirën ajrore të vendit pranë kufirit rus, përpara se të largohej nga zona.
Ushtria letoneze deklaroi se, nuk janë publikuar ende detaje mbi origjinën apo tipin e pajisjes ajrore pa pilot. Megjithatë, avionët e NATO-s u ngritën menjëherë për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore.
Autoritetet theksuan se vendi vijon të mbetet nën mbikëqyrje të vazhdueshme në koordinim me aleatët e NATO-s. Letonia nuk disponon avionë luftarakë të saj dhe mbështetet te misionet ajrore të aleancës për mbrojtjen e territorit.
Incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të shtuara në kufijtë lindorë të NATO-s, mes luftës në Ukrainë dhe shtimit të incidenteve me dronë në rajon. Sipas ushtrisë, javët e fundit janë regjistruar disa raste të rrëzimit të dronëve pranë infrastrukturës kritike në lindje të vendit.
Autoritetet dyshojnë se incidentet mund të lidhen me ndërhyrje elektronike dhe bllokime të sistemeve të navigimit të dronëve ushtarakë që operojnë pranë kufirit veriperëndimor të Rusisë.
Në një incident të mëparshëm këtë muaj, dronë të dyshuar ukrainas goditën tanke bosh në një depo nafte pranë kufirit rus, duke shkaktuar tensione politike në Letoni dhe dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë.
Qeveria letoneze ka paralajmëruar se çdo shkelje e hapësirës ajrore do të konsiderohet kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.
Lini një Përgjigje