TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2026, 20:04

Italia në kaos nesër/ Greva 24-orëshe paralizon transportin, shkollat dhe spitalet

Shkruar nga Pamfleti

Italia në kaos nesër/ Greva 24-orëshe paralizon transportin,

Ditën e nesërme fusha si transporti, shkollat, spitalet dhe administrata publike pritet të preken nga protesta e organizuar nga sindikatat italiane kundër shpenzimeve ushtarake dhe përkeqësimit të kushteve sociale.

Greva është organizuar nga sindikatat italiane dhe përfshin punonjës të sektorëve të ndryshëm në të gjithë vendin. Organizatorët kërkojnë ndërprerjen e përfshirjes së Italisë në konfliktet ndërkombëtare dhe ndalimin e industrisë së lidhur me riarmatimin, duke kërkuar që fondet publike të orientohen drejt pagave, pensioneve, shërbimeve sociale, sigurisë në punë dhe strehimit social.

Ndër sektorët më të prekur pritet të jetë transporti hekurudhor. Grupi Trenitalia njoftoi se greva do të prekë personelin nga ora 21:00 e së dielës deri në orën 21:00 të së hënës, duke paralajmëruar anulime dhe vonesa të shumta në linjat kombëtare dhe rajonale.

Probleme priten edhe në transportin urban, veçanërisht në qytete si Roma dhe Milano. Në Romë, kompania ATAC bëri të ditur se shërbimi i autobusëve, tramvajit dhe metrosë do të garantohet vetëm gjatë fashave të detyrueshme ligjore, nga fillimi i shërbimit deri në orën 08:29 dhe më pas nga ora 17:00 deri në 19:59.

Në Milano, kompania ATM paralajmëroi ndryshime dhe anulime në linjat urbane gjatë gjithë ditës.

Greva pritet të ndikojë edhe në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Vizitat mjekësore, analizat laboratorike dhe ndërhyrjet jo urgjente mund të shtyhen, ndërsa funksionimi i shkollave do të varet nga niveli i pjesëmarrjes së mësuesve dhe stafit administrativ në protestë.

Vështirësi priten edhe në administratën publike, ku zyrat komunale, sportelet e sigurimeve shoqërore dhe agjencitë tatimore mund të punojnë me orar të reduktuar ose të qëndrojnë të mbyllura.

itali greva 24 orëshe

Lini një Përgjigje