TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2026, 21:18

“Anëtarësimi në BE është esencial për Malin e Zi”, ish-ministrja kroate: Nëse dështon, humbet  pavarësinë!

Shkruar nga Pamfleti

“Anëtarësimi në BE është esencial për Malin

Ish-ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiç, ka deklaruar se anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian është çështje e mbijetesës së shtetit malazez, duke paralajmëruar se dështimi i këtij projekti do ta vinte në rrezik pavarësinë dhe sovranitetin e vendit.

Gjatë një bashkëbisedimi në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Pusiq u shpreh se Mali i Zi vazhdon ta ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve dhe të shumicës së partive politike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht rënies së lehtë të entuziazmit për shkak të zhvillimeve të fundit politike dhe gjeopolitike.

Sipas saj, sfida kryesore për forcat pro-evropiane në Mal të Zi është që të organizohen politikisht për zgjedhjet e ardhshme dhe të marrin përgjegjësinë për drejtimin e vendit.

Ata që në Malin e Zi njëmend duan që Mali i Zi të hyjë në BE, duhet t’i fitojnë zgjedhjet. Besoj kjo është detyra e parë”, tha ajo.

Pusiç vlerësoi se Mali i Zi ndodhet në një situatë të ndryshme nga vendet e tjera kandidate për BE. Ajo paralajmëroi se nëse dështon integrimi evropian, Mali i Zi do të mbetet pa sovranitet real.

“Për Malin e Zi, ndryshe nga ndoshta të gjithë kandidatët e tjerë dhe kandidatët e ardhshëm, anëtarësimi në BE është një çështje e mbijetesës së Malit të Zi si shtet. Nëse dështojnë në këtë projekt, ata do të mbeten formalisht dhe ligjërisht, dhe natyrisht de facto, pa pavarësi dhe sovranitet”, deklaroi ajo.

Sipas saj, presioni ndaj Malit të Zi vjen kryesisht nga Serbia dhe Rusia, të cilat, sipas saj, e shohin Malin e Zi si pjesë të një politike më të gjerë pro-ruse në rajon.

Pusiç shtoi se problemi nuk është vetëm presioni i jashtëm, por edhe ekzistenca e forcave të fuqishme politike brenda vetë Malit të Zi që, sipas saj, nuk besojnë se shteti malazez duhet të ekzistojë si shtet i pavarur.

Në Mal të Zi ka një pjesë të opozitës që beson se Mali i Zi nuk duhet të ekzistojë si shtet i pavarur”, deklaroi ajo.

mali i zi be pavarësia

Lini një Përgjigje