
Ukraina ka vazhduar sulmet e saj brenda territorit Rus me anë të dronëve të komanduar me telekomandë në distancë. Sipas raportimeve sulmet vdekjeprurëse kanë goditur rajonet Belgorod dhe Kursk të Rusisë.
Guvernatorët e dy rajoeve ruse thonë se si razultat i sulmit, është vrarë një grua ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu raportohet për dëme të mëdha materiale në disa banesa.
Sulmet e Ukrainës thelë brenda territorit rus shuhen me skepticizëm nga ana e Perëndimit. Kjo pasi këto sulme mund të nxisin një reagim të ashpër nga ana e Kremlinit, nëse kalojnë ato që Putin i quan vija të kuqe.
Putin ka paralajmëruar shpesh se nëse sulmet e Ukrainës kalojnë në territoret ruse, përgjigja do të jetë e thjeshtë dhe e shpejtë; armë bërthamore.
Por pavarësisht kërcënimeve dhe frikës së Perëndimit, Ukraina ka vazhduar me sulmet e saj duke goditur herë pas herë edhe depo armatimesh thellë brenda territorit rus.
Lini një Përgjigje