TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2023, 20:51

Protesta në Serbi, kërkohet dorëheqja e Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në Serbi, kërkohet dorëheqja e Vuçiç

Të shtunën e parë të shtatorit në orën shatë pasdite ka nisur protesta e re “Serbia kundër dhunës”, kushtuar gjendjes së arsimit dhe shtetit ligjor në Serbi.

Protesta “Serbia kundër dhunës” do të nis para Kuvendit të Serbisë, ku janë mbledhur disa qindra qytetarë, raporton Danas.


Qytetarët serbë janë mbledhur për herë të 18-të në protestat që filluan pas vrasjeve masive në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” dhe fshatrat rreth Mlladenovcit dhe Smederevës.

Një nga kërkesat fillestare të protestës ka qenë edhe dorëheqja e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ju rikujtojmë se në qershor u mbajtë të tjera protesta po me moton “Serbia kundër dhunës”. Gjatë tubimit në kryeqytetin serb u paralajmërua se protestat do të radikalizohen  nëse kërkesat e protestuesve nuk plotësohen.

Pasi organizatorët mbajtën fjalime, protestuesit filluan të marshonin përgjatë një autostrade, në të cilën u mbyll trafiku deri në orën 21:00.

Protesta po ashtu janë mbajtur në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc.

Protestat nisën pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë në fillim të majit. Protestuesit po kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, por edhe të anëtarëve të Rregullatorit të Mediave Elektronike dhe udhëheqjen e Shërbimit Publik të Serbisë.

protesta në serbi vuçiç

Lini një Përgjigje