TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Dhjetor 2024, 11:29

Kërkoi divorcin nga al-Assad për t’u larguar nga Moska? Kremlini reagon për gruan e diktatorit

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi divorcin nga al-Assad për t’u larguar nga Moska? Kremlini
Bashar dhe Esma al-Assad

Kremlini ka hedhur poshtë raportet e mediave turke që tregojnë se gruaja e Bashar al Assad donte të divorcohej dhe të largohej nga Rusia.

Në fillim të këtij muaji, Bashar al-Assad, gruaja e tij Asma dhe anëtarët e familjes u arratisën nga Siria dhe u vendosën në kryeqytetin rus.

Vendndodhja e Assadit u konfirmua pasi agjencitë ruse të lajmeve thanë se Moska kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësit e opozitës siriane.

Një burim tha se rebelët kishin garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri.

Por dje, mediat turke dhe arabe raportuan se Asma al Assad kishte bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj në Rusi.

I pyetur në një telefonatë nëse raportet për Asma al Assad korrespondojnë me realitetin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: "Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin".

Ai hodhi poshtë gjithashtu raportet e mediave turke që sugjeronin se Assad ishte mbyllur në Moskë dhe Rusia kishte ngrirë pasuritë e tij pronësore.

Kujtojmë se Assad u arratis nga Siria, pas një ofensive të rebelëve të opozitës, të cilët brenda një jave morën pushtetin në vendin e Lindjes së Mesme.

bashar al-assad esma al-assad kremlin

Lini një Përgjigje