Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Axios, këshilltarët e Donald Trump, përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, duket se i kërkuan presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të pranonte dorëzimin e rajonit të Donbasit gjatë një thirrjeje telefonike, pa mundësi negociatash apo kompensimi.
Sipas burimeve, propozimi amerikan për “paqe” u bë edhe më i rreptë për Ukrainën pas një takimi pesë-orësh mes këshilltarëve të Trump dhe Vladimir Putinit më 2 dhjetor.
Plani i përditësuar përfshinte kërkesa të ashpra: koncesione territoriale, dorëzimin e kontrollit të centralit bërthamor të Zaporizhzhias dhe mungesën totale të garancive të sigurisë.
Raportohet se Zelensky ishte në thelb i detyruar të pranonte humbjen e Donbasit në mënyrë të njëanshme, duke shkelur çdo mundësi për dialog ose zgjidhje të favorshme për Ukrainën.
Kjo përbën një presion të paprecedent ndaj presidentit ukrainas dhe rrit shqetësimet ndërkombëtare për drejtësinë dhe sigurinë e vendit.
Ndërkohë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar sërish homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky për planin e përditësuar të paqes.
“Kemi folur me Presidentin Putin dhe kemi folur me udhëheqës ukrainas, përfshirë presidentin Zelensky. Dhe duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Kjo ishte deri para disa orësh. Populli i tij e pëlqen. Por ai jo. Rusia është dakord me të. Rusia do të preferonte të kishte të gjithë vendin kur e mendon. Por Rusia, besoj, është dakord me të, por nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord me të. Populli i tij e pëlqen. Por ai nuk e ka lexuar”, tha Trump
I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, përfunduan të shtunën bisedimet disaditore me negociatorin e lartë ukrainas, Rustem Umerov.
Përpara konsultimeve të tij të planifikuara me udhëheqësit europianë në ditët në vijim, të dielën Zelenskiy tha se bisedimet me SHBA-në kanë qenë konstruktive, por jo të lehta.
Pavarësisht ndërmjetësimit të SHBA-së dhe kontakteve periodike të nivelit të lartë, përparimi në bisedimet e paqes ka qenë i ngadaltë, me mosmarrëveshjet mbi garancitë e sigurisë për Kievin dhe statusin e territorit të pushtuar nga Rusia ende të pazgjidhura. Moska thotë se është e hapur për negociata dhe fajëson Kievin dhe Perëndimin për bllokimin e paqes, ndërsa Ukraina dhe aleatët e saj thonë se Rusia po zvarrit dhe po përdor diplomacinë për të forcuar arritjet e saj.
Bota kurre nuk do te behet prone e nje familje. U genjen mendja te shkreteve. Amerikanet jane popull liberal, neglizhente e tolerante, sepse u pelqen liria te jetojne pa komplekse, por kur mbushet kupa kethehen ne egersira e shqyejne cfare u del perpara.