TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shtator 2023, 19:30

‘Kërcënohet Sunak’, deputeti rus i kërkon Putinit që të sulmojë Britaninë e Madhe

Shkruar nga Pamfleti

‘Kërcënohet Sunak’, deputeti rus i kërkon Putinit

Një deputet rus ka kërkuar që Moska të sulmojë me raketa Britaninë e Madhe dhe ka kërcënuar me vdekje kryeministrin e saj Rishi Sunak.

Në një klip të shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, deputeti Andrei Gurulyov u thotë panelistëve në një talk show se "britanikët po përpiqen të shkatërrojnë reaktorët e tyre bërthamorë".

Ai shtoi se si përgjigje Rusia nuk duhet të godasë reaktorët bërthamor në Ukrainë, por në vend të kësaj duhet të synoj që të godasë Mbretërinë e Bashkuar, duke shtuar se Sunak ishte një nga objektivat.

Gurulyov shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë objektiv në Mbretërinë e Bashkuar që forcat e armatosura të Kremlinit nuk mund ta arrijnë.

Kërcënimet drejt Britanisë kanë qenë të shumta që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, kjo për shkak se Londra ka qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Kievit që nga nisja e luftë.

sunak kërcënime rusia

Lini një Përgjigje