TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shtator 2023, 16:15

Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Libi, tërheqja e ujit nxjerr në pah katastrofën e vërtetë; 5,300 të vdekur dhe mbi 11 mijë të humbur

Shkruar nga Pamfleti

Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Libi, tërheqja e ujit nxjerr

Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një nga përmbytjet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë në Libi.  Përmbytjet shkatërruan gjithçka në qytetit bregdetar Derna dhe duke lënë pas mijëra trupa të vdekur.

Sipas një zyrtari të ministrisë së Brendshme Libiane, numoi i të vdekurve ka kapur shifrën 5,300 personave dhe numri pritet që të rritet ende, duke pasur parasysh faktin se mbi 11,000 njerëz ende janë të zhdukur.

Ministria e Brendshme njoftoi bilancin e këtë të martë, pasi operacionet e shpëtimit dhe ndihmave u shtuan dhe qeveritë rivale të Libisë dukej se po linin mënjanë armiqësitë e tyre të gjata për t'u marrë me shkatërrimin.

Derna, qyteti më i prekur nga stuhia shkatërruese e Mesdheut Daniel, u mbulua me pishina me njolla të kuqe pasi përrenjtë e furishëm të ujit shpërthyen dy diga të dielën mbrëma dhe gëlltitën pjesë të tëra të qytetit, duke fshirë ndërtesa të mbushura me një numër të panjohur banorësh.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raportoi se 30,000 njerëz në Derna janë lënë të pastrehë nga përmbytjet, të cilat gjithashtu bllokuan shumë nga rrugët në qytet dhe shkaktuan ndërprerje të gjera të energjisë dhe komunikimit.

Channel TV libian al-Masar tha se një spital në Derna është i tejmbushur me kufoma dhe ka filluar t'i vendosë ato në sheshin jashtë

Ndërkohë gjysmëhëna e Kuqe Libiane, e cila ka përqendruar përpjekjet në misionet e kërkimit dhe shpëtimit, ka nxjerrë trupa nga ujërat e turbullta që kanë zhytur qytetin.

Organizatat ndërkombëtare të ndihmës bënë thirrje të mërkurën për fonde për t'u marrë me numrin e madh të njerëzve të zhvendosur.

libi pëmbytjet

Lini një Përgjigje