TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shtator 2023, 14:40

Zbulimi i tunelit që të çon te Gjykata e Lartë, Abazoviç tregon detajet: U hap me ndihmën e punonjësve të gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Zbulimi i tunelit që të çon te Gjykata e Lartë,

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar në lidhje me zbulimin e tunelit që të çonte në ambientet e brendshme të Gjykatës së Lartë.

Abazoviç, së bashku me ministrin e Drejtësisë Marko Kovaç dhe atë të Punëve të Brendshme Filip Axhiç vizituan banesën nga u hap tuneli për në Gjykatën e Lartë. Abazoviç tha se do të kërkojë përgjegjësi nga përfaqësuesit e atij institucioni dhe se është tentuar minimi i shtetit.

"Mafia sado e fortë të jetë financiarisht, sado mbështetje të ketë brenda institucioneve të sistemit, përfshirë drejtësinë, nuk do ta mposhtë vendin. Ne duhet të kujdesemi që ata që e bënë këtë të sillen para drejtësisë”, u tha Abazoviç gazetarëve duke shtuar se beson që hapja e tunelit nuk mund të bëhej pa ndihmës brenda institucionit të Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë se një tunel rreth 30 metra i gjatë është zbuluar në Mal të Zi dhe kjo rrugë nëntokësore të çon në ambientet e brendshme të Gjykatës së Lartë.

Sipas medias malaziase “Vijesti”, tuneli është hapur nga mafia dhe ky rrugë u mundësoi atyre aksesin në Gjykatën e Lartë të Podgoricës. Mësohet se nga hetimet e kryera, rezulton se pas tunelit qëndron një grup kriminal, pasi aty janë gjetur sende që i përkasin një anëtari të këtij grupi, Slobodan Kašćelan.

Vijesti shkruan se tuneli është hapur para maksimumi një muaj e gjysmë. Sipas këtyre informacioneve, pronarët e kanë dhënë me qira banesën në bodrumin e pallatit, përballë ndërtesës së gjykatës, në fund të muajit korrik.

Aksioni me shumë gjasa është kryer në muajin gusht, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve në administratën shtetërore, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, ishin me pushime.

abazovic gjykata e larte tunel

Lini një Përgjigje