Gjashtë të vdekurit e ngjarjes tragjike në Artemisa të Athinës janë identifikuar shkruan gazeta greke Protothema , pas komunikimit dhe bashkëpunimit me Europol dhe Interpol, si dhe kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet policore të Francës dhe Turqisë .
Viktimat që fillimisht u raportuan si shqiptarë, por më pas u identifikuan si turq me dokumenta false franceze.
Siç vë në gazeta greke thotë se bëhet fjalë për shtetas turq, pesë prej të cilëve mbanin letërnjoftime false franceze, ndërsa i gjashti u identifikua me gjurmë gishtash. Të gjithë ata ishin anëtarë të një grupi kriminal, i cili vepronte jashtë vendit dhe jo në Greqi, sipas të dhënave të deritanishme.
Sipas të njëjtave burime, grupi kriminal ishte aktiv, sipas hetimeve të deritanishme, në vende të Bashkimit Evropian, por jo në Greqi. Gjithashtu, ata vunë në dukje se në masakër janë përdorur përfundimisht 4 armë zjarri, dy prej të cilave janë të llojit pistoletë.
Sa i përket turkut që u arrestua në aeroport, po hetohet tërësisht përfshirja e tij në ngjarje. I arrestuari, me banim të ligjshëm në Greqi, synonte të udhëtonte drejt Mytilinit, me një biletë të lëshuar në Turqi një orë pas ngjarjes në Artemisa.
Në posedim të tij u gjetën 4 gëzhoja 9 mm dhe dy letërnjoftime portugeze të falsifikuara. Sipas informacioneve, burri dyshohet se ka pasur një rol aktiv në incident , me disa raportime që sugjerojnë se ai mund të ketë joshur viktimat në vendin e pritës.
Duke iu referuar banesës në Artemisa , të njëjtat burime sqaruan se dje është kryer kontrolli në prani të një zyrtari gjyqësor dhe gjetjet i janë dërguar për ekspertizë Drejtorisë së Hetimeve Penale. Sot është vendosur një vend i dytë në zonën e Palaio Faliros, i cili po hetohet dhe ku banonte turku i arrestuar.
Automjeti me të cilin udhëtonin vjen nga Gjermania, me targa gjermane false dhe i përket një shtetasi rumun, i cili ia kishte dhënë viktimave. Hetimet po vijojnë me ritme të pandërprera dhe sistematike për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve.
Në të njëjtën kohë, gazeta turke Milliyet publikon të mërkurën një foto në të cilën pretendon se personat e paraqitur janë gjashtë ata që ranë të vdekur në pritën vrastare.
Sipas publikimit, ata janë Doruk Ersu Büyüktunç, Abdurrahman Tekrü, Ömer Kanza, Ozan Kaan Tozlu, Barış Çağan dhe Burak Tahmaz. Gazeta turke citon një postim në një llogari në TikTok (Red Kit gêntesi) me foton e të gjashtëve dhe mesazhin "ne hakmerremi".
Lini një Përgjigje