TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2025, 10:50

Kërcënimi për sanksionet e SHBA, Trump tallet me Putinin: Shihemi pas 6 muajsh çfarë do të ndodhë!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump iu përgjigj me sarkazëm pohimit të Vladimir Putinit se sanksionet e reja kundër Rusisë nuk do të ndikonin në ekonominë e saj.

Kërcënimi për sanksionet e SHBA, Trump tallet me Putinin: Shihemi
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Putin

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar me ironi ndaj komenteve të homologut rus, Vladimir Putinit, pas vendosjes së sanksioneve të reja të SHBA-së ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil.

Kreu i Kremlinit kishte pranuar se masat e Uashingtonit do të kenë “pasoja të caktuara”, por kishte theksuar se ato nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse.

Por Trump nuk e la pa përgjigje. I pyetur gjatë një konference për shtyp për deklaratat e Putinit, ai u përgjigj me një ton sarkastik, duke thënë “Jam i lumtur që ai ndihet kështu, shumë mirë”.


Më pas, me një të qeshur të lehtë dhe ndërsa sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth qëndronte pranë tij duke buzëqeshur, shtoi:“Do t’ju njoftoj pas gjashtë muajsh. Le të shohim si do të shkojë.”

Sipas analistëve, sanksionet e reja pritet të kenë një goditje të fortë ekonomike ndaj Moskës, shkruan Sky News.

Sipas presidentit Vladimir Putin, sanksionet e reja të SHBA-së nuk do ta dëmtojnë ekonominë e vendit.

Ai paralajmëron se kontributi i Rusisë në furnizimet globale me energji është i rëndësishëm. 

"Në lidhje me sanksionet e reja. Para së gjithash, nuk ka asgjë të re këtu. Po, ato janë të një natyre serioze për ne, sigurisht, kjo është e kuptueshme, dhe ato do të kenë pasoja të caktuara, por prapëseprapë ato nuk do të ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien tonë ekonomike". Kjo, sigurisht, është një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë. Por asnjë vend që respekton veten dhe asnjë popull që respekton veten nuk vendos kurrë asgjë nën presion. Dhe, sigurisht, Rusia ka një privilegj të tillë të ndihet dhe ta konsiderojë veten në këtë listë të vendeve dhe popujve që respektojnë veten.", tha Putin.

Putin dha dhe një përgjigje të ashpër ndaj planeve për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Sipas shefit të Kremlinit përgjigjja e Moskës ndaj sulmeve të thella në Rusi do të jetë shumë serioze dhe dërrmuese.

"Ky është një përpjekje për përshkallëzim. Por nëse këto armë përdoren për të sulmuar Rusinë, përgjigja do të jetë shumë serioze. Madje duhet të them se do të jetë dërrmuese. Le të mendojnë për këtë", u shpreh Putin.

Putin tha se prishja e ekuilibrit në tregjet globale të energjisë mund të çojë në një rritje të çmimeve që do të ishte e pakëndshme për vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, veçanërisht duke pasur parasysh kalendarin e brendshëm politik në Shtetet e Bashkuara.

kërcënimi për sanksionet e shba

Lini një Përgjigje