TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2025, 09:42

Trump kërcënon Izraelin, i kujton vrasjen e gjeneralit famëkeq iranian: Pa SHBA do të humbisni gjithçka

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon Izraelin, i kujton vrasjen e gjeneralit famëkeq
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një aneksim i Bregut Perëndimor nga Izraeli nuk do të ndodhë.

“Një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse i dhashë fjalën vendeve arabe. Izraeli do të humbiste të gjithë mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara nëse kjo ndodhte”, tha Trump gjatë një interviste të gjatë me revistën TIME.

Ky zhvillim përbën një tjetër hap në strategjinë e Trumpit për të riformatuar Lindjen e Mesme. 

Gjatë nëntë muajve të fundit, SHBA-të kanë goditur infrastrukturën bërthamore të Iranit dhe kanë kontribuar në rënien e ndikimit të Teheranit në rajon. 

Pasojat e këtyre sulmeve kanë çuar në rënien e regjimit të Assadit në Siri, ndërsa qeveritë e reja në Damask dhe Bejrut kanë sinjalizuar hapje ndaj Washingtonit.

Trump ka përdorur një qasje tipike “dealmaker”-i, duke kombinuar presionin me joshjen, për të sjellë në tryezë dy armiq të betuar si Hamas dhe Netanyahu. 

“Ai po i prish të gjitha parimet tradicionale të diplomacisë së Lindjes së Mesme,” tha historiani dhe ish-ambasadori izraelit në SHBA, Michael Oren. 

“Trump po rikthen hegjemoninë amerikane në rajon dhe deri tani, e ka arritur”.

Sipas vetë presidentit, suksesi buron nga përdorimi i forcës ushtarake amerikane. Ai kujton vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani gjatë mandatit të parë dhe sulmet e pranverës së kaluar ndaj tre objekteve bërthamore iraniane. 

“Asnjë president nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë këtë. Unë isha. Dhe falë kësaj, kemi një Lindje të Mesme ndryshe”, tha Trump.

trump kërcënon izraelin

Lini një Përgjigje