Momente paniku janë regjistruar në një fluturim të kompanisë Frontier Airlines me destinacion Çikagon, pasi një pasagjer tentoi të hapte derën e emergjencës së avionit, u përpoq të hynte në kabinën e pilotëve dhe më pas sulmoi një stjuard jashtë shërbimit.
Sipas autoriteteve amerikane, i dyshuari është identifikuar si Juan Gabriel Reyes, 51 vjeç, i cili tashmë përballet me akuza për pengim të punës së ekuipazhit dhe sulm fizik gjatë fluturimit.
Ngjarja ndodhi rreth 45 minuta pasi avioni ishte ngritur nga San Juan i Porto Rikos me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar O'Hare në Çikago.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Reyes filloi të bërtiste se donte të zbriste nga avioni dhe tentoi të hapte derën e emergjencës gjatë fluturimit.
✈️ Passengers on a Frontier Airlines flight from San Juan to Chicago reportedly restrained a man who tried to open an emergency exit door and jump from the plane mid-flight, forcing the aircraft to divert to Miami, where it landed safely. pic.twitter.com/hIINxXa2kG
— Breaking911 (@Breaking911) June 2, 2026
Pasi stjuardët e ndaluan, ai iu afrua kabinës së pilotëve dhe nisi të godiste në mënyrë agresive derën e saj me shpatull, duke shkaktuar alarm në bord.
Një anëtar i ekuipazhit arriti ta largonte qetësisht nga zona, por situata u përshkallëzua sërish kur 51-vjeçari hyri në tualet dhe tentoi të urinonte në dysheme.
Më pas ai u shoqërua në vendin e tij, ndërsa një stjuard jashtë shërbimit, i cili ishte ulur pranë tij si pasagjer, i ofroi të ndërronin vendet.
Sipas hetuesve, në atë moment Reyes u hodh mbi të, e kapi nga koka dhe filloi ta mbyste.
Disa pasagjerë ndërhynë menjëherë së bashku me ekuipazhin për ta neutralizuar agresorin. Ata përdorën pranga plastike për ta immobilizuar, megjithëse ai arriti të çlirohej disa herë gjatë përpjekjeve për ta mbajtur nën kontroll.
Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa 51-vjeçari përballet me akuza të rënda federale për sjelljen e tij gjatë fluturimit.
Lini një Përgjigje