TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 21:05

Kamala Harris uroi Trump për fitoren, zbardhet biseda mes tyre

Shkruar nga Pamfleti

Kamala Harris uroi Trump për fitoren, zbardhet biseda mes tyre

Zyra elektorale e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump ka treguar detaje pas bisedës telefonike që Kamala Harris zhvilloi me Trump dhe pranoi rezultatin e zgjedhjeve.

Steven Cheung, drejtori i komunikimit të fushatës, tha se Trump vlerësoi “forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen e Harris gjatë gjithë fushatës dhe të dy udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e bashkimit të vendit”.

“Presidenti Donald J. Trump dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris folën në telefon më herët sot, ku ajo e uroi për fitoren historike. Presidenti Trump e vlerësoi zëvendëspresidenten Harris për forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen e saj gjatë gjithë fushatës dhe të dy liderët ranë dakord për rëndësinë e unifikimit të Amerikës”, u shpreh drejtori i komunikimit të fushatës, Steven Cheung.

Po ashtu, Harris theksoi se shpreson që Trump të jetë një president për të gjithë amerikanët.

Ndërkohë, Presidenti Joe Biden ka telefonuar Donald Trump për t’i uruar fitoren dhe e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar transferimin e pushtetit. 

Shtëpia e Bardhë njoftoi se për këtë çështje do të vendoset një datë në të ardhmen e afërt.

Nesër Biden do të mbajë një fjalim për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve. Ai ka telefonuar edhe Kamala Harrisin për ta uruar për kampanjën.

 

Lini një Përgjigje