
Zëvendëspresidentja, Kamala Harris ka telefonuar Donald Trumpin për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të 2024.
Lajmi u konfirmua nga një ndihmëse e fushatë së Harris. Kjo telefonatë i jep fund zyrtarisht garës së ashpër mes zëvendëspresidentit dhe ish-presidentit.
Ndihmësja tha se ajo theksoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët.
Ndërkohë që vlen të theksohet se Harris pritet të mbajë fjalimin e saj të fundit të zgjedhjeve në Howard mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 (me atë europiane).
Është e pamundur të dihet se çfarë do të thotë Harris në fjalimin e saj të koncesionit. Pasi Amerika e ktheu Trumpin në pushtet, do të shohim nëse Harris ende mendon se përgjigja është lufta.
Lini një Përgjigje