
Policia spanjolle ka sekuestruar 13 ton kokainë në portin jugor spanjoll të Algeciras në një kontejner me banane nga Ekuadori.
Kokaina u kap më 14 tetor, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 9.4 ton kokainë që u sekuestrua në vitin 2023 në portin e Algeciras, i cili është porti i katërt më i madh i kontejnerëve në Evropë.
Sipas policisë, kokaina e sekuestruar do të shpërndahej në të gjithë Evropën.
“Është e qartë se këto 13 tonë kokainë nuk ishin të destinuara vetëm për tregun spanjoll. Tregu spanjoll nuk mund të thithë një sasi kaq të madhe menjëherë. Kjo drogë do të shpërndahej në të gjithë Evropën”, tha për gazetarët Antonio Jesus Martines, kreu i Brigadës Qendrore të Prokurorisë së Narkotikëve të Policisë Kombëtare.
Policia spanjolle ishte në gatishmëri kur u njoftua nga homologët e tyre në Ekuador, eksportuesi më i madh i bananeve në botë, se një dërgesë e dyshimtë ishte rrugës.
Martinez tha se një grua, partnere e kompanisë që mori dërgesën, u arrestua ndërsa dy menaxherët e kompanisë importuese u shpallën në kërkim.
Lini një Përgjigje