
Seriali misterioz amerikan “Simpsons” duket se ka dështuar për herë të parë në parashikimet e tij për të ardhmen pasi Kamala Harris humbi ndaj Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Në episodin e sezonit të 11-të serialit, me titull “Bart in the Future” që u transmetua për herë të parë në vitin 2000, duket se parashikonte fitoren e zgjedhjeve nga Harris.
Gjatë episodit, personazhi Lisa e veshur me një kostum lejla zgjidhet Presidente në të ardhmen. Në vitin 2021, video u bë virale, kur Harris u bë zëvendëspresidentja e parë femër e SHBA-së ndërsa presidenti Joe Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020.
Në atë kohë, kudo në rrjet vunë në dukje se Harris kishte zgjedhur një veshje të ngjashme me atë të Lizës kur ajo bëri betimet e saj: një xhaketë lejla me vathë dhe gjerdan me perla.
Në korrik të vitit 2024, krijuesi i shfaqjes Al Jean postoi disa foto të Lisa dhe Kamala Harris dhe shkroi: “Parashikimi” i “The Simpsons” në të cilin jam krenar që jam pjesë”.
Megjithatë këtë herë parashikimi i tyre nuk doli dhe shumë komentues u shprehën se ndonjëherë ndodh që edhe parashikuesit më të mirë mund të gabojnë.
Lini një Përgjigje