
Donald Trump vijonn të thellojë fitoren e tij përballë Kamala Harris. Trump ka arritur të fitojë edhe Michiganin duke shënuar një tjetër triumf në një nga shtatë shtetet që konsideroheshin të lëkundura.
Në një kohë kur në Michigan janë numëruar më shumë se 99% të votave, Trump udhëheq me 1.5 pikë përqindje para Harris.
Rezultati aktual:
Trump 49.75%
Harris 48.27%

Joe Biden fitoi Michiganin me 50.6% të votave në 2020 dhe Trump mori 47.8%. Prandaj, Trump e ka përmirësuar pozicionin e tij me gati 2%, nga zgjedhjet e shkuara.
Një fitore e Trumpit në Michigan do të nënkuptonte se shteti ka votuar përsëri në të njëjtën mënyrë si Wisconsin dhe Pennsylvania - siç ka votuar në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1992.
Dy shtete të lëkundjes mbeten ende - Nevada dhe Arizona - megjithëse kjo nuk do të ndryshojë rezultatin e përgjithshëm. Trump aktualisht ka 291 vota të kolegjit elektoral, duke kaluar lehtësisht pragun e 270 votave që kërkohen për të fituar. Kjo mund të rritet gjithashtu nëse ai fiton shtete të tjera ku numërimi është në vazhdim.

Lini një Përgjigje