TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Mars 2025, 15:39

Izraeli shfaros mbi 2 për qind të popullsisë së Gazës, 50 mijë palestinez të vrarë që nga nisja e luftës!

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli shfaros mbi 2 për qind të popullsisë së Gazës,

Rifillimi i sulmeve izraelite në Gaza ka dërguar numrin e palestinezëve të vrarë që nga nisja e luftës në 50 mijë. Ky numër 50,021 barazohet me rreth 2.1% të 2.3 milionë popullsisë së paraluftës të territorit, ose rreth 1 në 50 njerëz.

Gjithsej 113,274 të tjerë janë lënduar në të njëjtën periudhë, raporton ministria e shëndetësisë. Mes viktimave ka shumë civilë, gra dhe fëmijë.

Ndërkohë që Agjencia e Mbrojtjes Civile të Gazës ka paralajmëruar për “rrezik të menjëhershëm” për jetën e më shumë se 50,000 njerëzve në një zonë në perëndim të qytetit më jugor të Rafahut, pasi u sulmua nga forcat izraelite.

Lufta nisi pas një sulmi të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.

Izraeli iu përgjigj sulmit të 7 tetorit me një ofensivë masive ushtarake, e cila përveç mbi 50,000 të vdekurve ka shkaktuar sasi të mëdha shkatërrimi në shtëpi dhe infrastrukturë.

Lini një Përgjigje