Miratimi i propozimit të prokurorit do të thotë që Imamoglu do të shkarkohet nga detyra, pasi legjislacioni në Turqi i lejon qeverisë të emërojë dikë tjetër në vend të tij.
Gjykata turke urdhëroi kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu të mbahet në paraburgim. Ky vendim pritet të shkaktojë protesta edhe më të mëdha se ato që janë zhvilluar në shumë qytete të mëdha të Turqisë për katër ditët e fundit.
“Frika nuk e vonon të pashmangshmen, ju do të mposhteni gjithsesi,” thotë kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu në reagimin e tij të parë pas masës së paraburgimit.
Në një postim në rrjetet sociale, tashmë Ekrem İmamoğlu duke iu drejtuar Recep Tayyip Erdoğanit, thekson se “ju do të mposhteni nga drejtësia jonë, guximi ynë, përulësia jonë, buzëqeshja jonë!”.
“Frika nuk e vonon fatalitetin!
Ju do të mposhteni gjithsesi! Ju do të mposhteni gjithsesi. Ju do të mposhteni nga drejtësia jonë, guximi ynë, përulësia jonë, buzëqeshja jonë!
Njerëzit e mi të dashur,
kurrë mos u trishtoni, mos u dekurajoni, mos e humbni kurrë shpresën.
Puçin që u bë në demokracinë tonë, këtë pikë të zezë, do ta shkundim me unitet.
Njerëzit që menaxhojnë këtë proces do të mbahen përgjegjës, si në këtë botë.
U bëj thirrje të gjithë 86 milionë bashkëqytetarëve të mi që të nxitojnë.
Unë nuk do të përkulem kurrë. Gjithçka do të jetë e mrekullueshme…” shkruan ai.
Vendimi për të dërguar në burg Imamoglu, i cili konsiderohet kundërshtari më i fortë i Presidentit Recep Tayyip Erdogan u mor pavarësisht akuzave nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe liderët evropianë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
Gjykata turke tha se Imamoglu dhe të paktën 20 persona të tjerë janë burgosur si pjesë e një hetimi korrupsioni. Nuk ka ende një raport të veçantë për hetimin ndaj kryebashkiakut të Stambollit për “terrorizëm”.
Prokurorët turq i kanë kërkuar gjykatës që të mbajë Imamoglun dhe katër bashkëpunëtorët e tij në pritje të gjyqit, siç njoftoi më herët zyra e kryebashkiakut të Stambollit, me atë që mohoi kategorikisht akuzat për korrupsion dhe lidhje me PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), duke i përshkruar ato si “të pamendueshme”, “të pabazuara” dhe “të pamoralshme”.
Miratimi i propozimit të prokurorit do të thotë që Imamoglu do të shkarkohet nga detyra, pasi legjislacioni në Turqi i lejon qeverisë të emërojë dikë tjetër në vend të tij.Ndërkohë tensionet po rriten në Turqi. Protestat kundër arrestimit të tij nuk ndalen dhe mbi 340 persona janë arrestuar.
Lini një Përgjigje