TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2026, 15:48

Izraeli sulmon tre qytete të tjera në Liban, Netanyahu: Ushtria jonë ka avancuar përtej lumit Litani

Shkruar nga Pamfleti
Izraeli sulmon tre qytete të tjera në Liban, Netanyahu: Ushtria
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Forcat izraelite kanë kryer një seri sulmesh ajrore në Libanin jugor, duke goditur disa zona të banuara dhe duke shkaktuar të paktën pesë viktima, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA). Sulmet e fundit synuan qytetet al-Baisariyah, as-Sarafand dhe Khirbet Selm.

Një sulm tjetër izraelit shënjestroi një motoçikletë që po udhëtonte në një rrugë pranë al-Abbassieh, duke lënë të plagosur personat që ndodheshin në të. Këto veprime vijnë pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 17 prill dhe u zgjat për 45 ditë duke filluar nga 17 maji, pas bisedimeve indirekte të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se trupat izraelite kanë avancuar përtej lumit Litani në Libanin jugor.

Forcat tona kaluan lumin Litani dhe përparuan në terrenin dominues”, tha Netanyahu gjatë një vizite te trupat pranë kufirit, sipas The Times of Israel.

Netanyahu shtoi se forcat izraelite po veprojnë aktualisht në Beirut, në Luginën Bekaa dhe “në të gjithë frontin”.Sulmet izraelite në Liban kanë vazhduar me intensitet të ndryshëm që nga fillimi i konfliktit, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për deeskalim.

Nga ana e tyre, autoritetet libaneze e kanë dënuar vazhdimisht këtë ofensivë, duke e cilësuar si shkelje të armëpushimit dhe të sovranitetit të vendit.

netanyahu libani

Lini një Përgjigje