TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Nëntor 2023, 18:33

Izraeli i ndarë për zbatimin e marrëveshjes me Hamasin, Gjykata e Lartë ndalon peticionet kundër armëpushimit

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli i ndarë për zbatimin e marrëveshjes me Hamasin, Gjykata e

Gjykata e Lartë e Izraelit ka refuzuar një peticion të paraqitur nga Shoqata e Viktimave të Terrorit Almagor për të ndalur marrëveshjen e pengjeve, raporton Times of Israel.

Gjatë ditës së sotme një shoqatë paraqiti një petiticion për të ndaluar zbatimin e marrëveshjes, duke pretenduar se shkelte kushtet e një raporti të vitit 2012 për shkëmbimin e të burgosurve.

Raporti përcakton se vetëm një "numër i vogël i të burgosurve të mbajtur nga Izraeli mund të lirohet për çdo robër izraelit që kthehet", sipas medieve vendase.

Sipas ligjit izraelit, familjet e viktimave të krimeve të kryera nga të burgosurit që do të lirohen gjatë shkëmbimit kanë 24 orë për të kundërshtuar marrëveshjen.

marrëveshja izrael hamas armëpushim

Lini një Përgjigje