
Forcat izraelite goditën spitalin e qytetit të Gazës gjatë orëve të natës. Raportohet se sulmet ajrore shkatërruan dhomën e urgjencës, hyrjen kryesore dhe objektin që përmban oksigjen mjekësor për pacientët e kujdesit intensiv.
Mjekët dhe infermierët u përpoqën të nxirrnin qindra pacientë nga objekti në mes të natës.
“Kolegët tanë raportojnë se forcat izraelite kanë bombarduar Spitalin Arab al-Ahli në qytetin e Gazës ndërsa pacientët po evakuoheshin”, raporton Al Jazeera.
Në mediat sociale qarkulluan imazhe ku tregojnë njerëz që transportohen me barela nëpër rrugë. Reporterët në Al Jazeera Arabic thanë se shtatë palestinezë janë vrarë nga sulmi izraelit në një automjet në perëndim të qytetit të Deir el-Balah.
Hamasi e quajti sulmin një "krim të tmerrshëm" nga Izraeli, i cili ka thënë se po shqyrton raportet. Në tetor të vitit 2023, një sulm në të njëjtin spital vrau qindra njerëz.
Ministria e shëndetësisë tha se ndërtesa ishte shkatërruar plotësisht dhe se pacientët dhe stafi i spitalit u larguan nga aty.
Lini një Përgjigje