TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shtator 2024, 08:17

Iu organizua atentat teksa luante golf, Trump i patrembur: Do të kisha dashur ta bëja atë gjuajtje të fundit!

Shkruar nga Pamfleti
Iu organizua atentat teksa luante golf, Trump i patrembur: Do të kisha
Donald Trump

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka rrëfyer në një intervistë në platformën X ngjarjen lidhur me atentatin e dytë të dështuar ndaj tij.

“Pra, isha duke luajtur golf me disa nga miqtë e mi. Ishte një mëngjes i së dielës dhe moti shumë i qetë, shumë i bukur. Gjithçka ishte e bukur. Ishte një vend i bukur dhe krejt papritur dëgjuam të shtëna në ajër dhe mendoj se ndoshta 4 ose 5”, tha Trump gjatë intervistës audio.

Ai shtoi se ishte një agjent i shërbimit sekret që e pikasi i pari të dyshuarin.

“Një agjent i shërbimit sekret kishte parë një tytë të një AK-47, e cila është një pushkë shumë e fuqishme. Personi filloi të qëllonte nga shkurret. Do të kisha dashur ta bëja atë gjuajtje të fundit, por thamë le të ikim nga këtu”, rrëfeu me nota humori ish-presidenti amerikan.

Trump lavdëroi agjentët dhe një civil vigjilent për ndihmën në gjetjen e të dyshuarit, i cili u kap pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë.

Incidenti ndodhi në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në Ëest Palm Beach, rreth 15 minuta larg nga rezidenca e Trump në Florida, Mar-a-Lago.

I armatosuri u pa për herë të parë nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët po mbikqyrnin fushën e golfit teksa ish-presidenti po luante.

Gryka e një pushke – e përshkruar fillimisht si një pushkë e stilit AK-47 nga Sherifi i Qarkut Ric Bradshaë – u dallua përmes shkurreve që rrethojnë fushën e golfit. Në atë kohë Trump ishte rreth 272-557 m larg nga personi i armatosur.

atentat ndaj trump

Lini një Përgjigje