TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shtator 2024, 18:55

Kush e do të vrarë Trump-in? Arma e përdorur pa numër serial, dyshime për përfshirje të agjencive të huaja!

Shkruar nga Pamfleti

Kush e do të vrarë Trump-in? Arma e përdorur pa numër

Autori ende nuk ka folur se cili ka qenë plani i tij, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të provuar nëse ka qenë një veprim i marrë nga vetë ai, apo nëse ka pasur ndihmë nga persona të tjerë apo interesa të huaja.

58-vjeçari, Ryan Routh, i dyshuari për një atentat të mundshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump është paraqitur në Gjykatën Federale të Floridës, ku është njohur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Dy akuzat e para me të cilat përballet 58-vjeçari, janë armëmbajtje pa leje dhe posedim i një arme zjarri me numër serie të fshirë. Sipas informacioneve në momentin që forcat e rendit gjetën armën e Routh, ata patën vështirësi në leximin e numrit të saj serial.

Forcat e rendit përdorin numrin serial për të gjurmuar një armë zjarri dhe për të mësuar se kush e zotëron atë ose kur është blerë. Agjentët federalë patën vështirësi në kryerjen e kërkimit se kujt i përket arma. Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk arrijnë të fshijnë numrat serialë në çdo vend që është skalitur në armë. Ata mund të bëjnë atë në ato që janë lehtësisht të dukshme, por jo në të tjerat vende më të vështira për t'u arritur.

Prokurori i shtetit për Palm Beach, Florida, tha se Ryan Routh, i dyshuari që u arrestua të dielën për atentatin e mundshëm të ish-presidentit Donald Trump, do të përballet me akuza federale, jo shtetërore.

Aronberg i tha MSNBC se Florida fillimisht mendoi të ndiqte akuzat shtetërore, por u tërhoq kur agjentët federalë morën përsipër çështjen. Sipas tij, kjo për shkak se mund të jetë e vështirë të akuzosh Routh për një krim në mënyrë specifike atentat kundër Trump, raporton CNN. 

Aronberg tha se distanca midis Routh dhe Trump, midis 300 dhe 500 jard, mund të jetë shumë e largët që gjykata të jetë e sigurt që Routh po e drejtonte pushkën e tij drejt Trump. Në vend të kësaj, Aronberg tha se do të jetë shumë më e lehtë që Routh të akuzohet për atentat ndaj agjentit të Shërbimit Sekret i cili pa tytën e pushkës të drejtuar nga ai.

Kur u pyet për mundësinë e një argumenti për çrregullime mendore të autorit, Prokurori Aronberg tha se do të ishte shumë e vështirë të argumentohej çmenduria në këtë rast, sepse Routh u largua nga vendi i ngjarjes, duke treguar se ishte i vetëdijshëm se veprimet e tij ishin të gabuara, raporton CNN.

Aronberg tha për MSNBC se provat e lëna pas, duke përfshirë dy çantat, pllakat qeramike, GoPro, pushkën AK-14 dhe objektin do të jenë kyçe në ngritjen e çështjes kundër Routh për tentativë vrasje.

Megjithatë, autori ende nuk ka folur se cili ka qenë plani i tij, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të provuar nëse ka qenë një veprim i marrë nga vetë ai, apo nëse ka pasur ndihmë nga persona të tjerë apo interesa të huaja.

Nga ana tjetër, nga të dhënat e telefonit celular të Ryan Routh tregojnë se ai mund të ketë kaluar gati 12 orë pranë zonës ku u pa në shkurre përgjatë perimetrit të Klubit Ndërkombëtar të Golfit Trump.

Një agjent i FBI tha në deklaratën e paraqitur në gjykatë se gjatë hetimit të tyre fillestar, forcat e zbatimit të ligjit morën regjistrime telefonike nga T-Mobile që tregonin se telefoni i Routh ishte "në afërsi të zonës" ku ai u pa për herë të parë nga Shërbimi Sekret Amerikan rreth orës 1: 59 e mëngjesit me kohën lokale të dielën deri në orën 13:31, kur një agjent i USSS pa pushkën e tij duke dalë nga një vijë pemësh.

Dokumenti i gjykatës detajon gjithashtu përplasjet e kaluara të Routh me ligjin, duke përfshirë dënimet për krime në Karolinën e Veriut.

Ai u dënua në vitin 2002 për "posedim të një arme të vdekjes dhe shkatërrimit në masë" dhe ai u dënua në vitin 2010 për "shumë akuza të posedimit të mallrave të vjedhura". Ligji federal ndalon individët e dënuar për një krim të posedojnë armë zjarri./Pamfleti

Lini një Përgjigje