TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Dhjetor 2024, 10:12

Ishte nisur për në Rusi, momentet dramatike kur të mbijetuarit dalin nga avioni i rrëzuar në Kazakistan (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ishte nisur për në Rusi, momentet dramatike kur të mbijetuarit
Azerbajxhan Airlines

Një avion i ‘Azerbajxhan Airlines’ është rrëzuar ditën e sotme në Kazakistan, tha Ministria e Emergjencave të vendit.

Sipas mediave të huaja, nga ky incident dyshohet se kanë vdekur dhjetëra persona, pasi bëhet me dije se në bordin e avionit ishin 72 persona.

Gjashtë persona raportohet se i kanë mbijetuar përplasjes, thanë autoritetet.

 

Azerbaijan Airlines, kompania kryesore ajrore e vendit, tha se avioni i llojit Embraer 190, ka bërë “një ulje emergjente” rreth 3 kilometra larg nga Aktau, që është një qendër e gazit dhe naftës në Detin Kaspik.

Mediat kanë raportuar se avioni i Azerbaijan Airlines ndryshoi rrugëtimin e tij për shkak të mjegullës në Grozni.

Ministria e Transportit e Kazakistanit tha se në bord ishin 67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Sipas kësaj ministrie, në bazë të informacioneve fillestare, 25 persona kanë shpëtuar dhe 22 nga ta janë dërguar në spital.

azerbajxhan airlines rusi kazakistan

Lini një Përgjigje