Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani ka komentuar protestat masive të mbajtura kundër Vuçiçit në Serbi.
Ai tha se pavarësisht kësaj proteste frika më e madhe e tij është Kisha Serbe, pasi kjo e fundit mund “ta vrasë” nëse presidenti Vuçiç tradhëton Rusinë.
Sipas ekspertit presidenti i Serbisë tashmë është në kohën shtesë, pasi “fryma që fshihet pas protestave masive, po i jep paralajmërimin e fundit, se ai nuk mund të vijojë më lojën politike me tre porta”.
“Vuçiç e di që nuk e vrasin njerëzit që dalin në shesh. Atë e vret vetëm kisha serbe nëse tradhton Rusinë. Vuçiçi ka një frikë tjetër të madhe. Ai pa vetëm para pak ditësh një nga aleatët strategjik më të mëdhenj të Vladimir Putinit, Bashar al-Assadin, që ra për 12 ditë sepse u bë marrëveshja. Turqit u morën vesh me amerikanët dhe izraelitetët.
U morën vesh edhe me Rusinë dhe me Iranin që mbaroi loja e këtij, secili mori nga një llokëm të veten. Vuçiç e kupton shumë mirë se çdo të thotë të kesh gjithë perëndimin në shpinë dhe të kesh Rusinë e Putinin në një moment të dobët.”, tha Osmani në Euronews Albania.
Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandr Karçenko, ku biseduan për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë si dhe për situatën aktuale në Kosovë.
Vuçiç njoftoi gjithashtu se ka marrë një kartolinë urimi për Vitin e Ri dhe Krishtlindje nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe shtoi se i është përgjigjur me urime për mirëqenien e qytetarëve rusë.
“Ambasadorin e informova në detaje për situatën në Kosovë,” deklaroi Vuçiç, duke nënvizuar angazhimin e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Ai gjithashtu theksoi nevojën për një zgjidhje përfundimtare të çështjeve të pazgjidhura historike.
Lini një Përgjigje