
Një avion pasagjerësh është rrëzuar pranë Aktau në Kazakistan, teksa në bord dyshohet se ndodheshin 72 persona.
Avioni, i operuar nga Azerbajxhani Airlines, shpërtheu në flakë pas rrëzimit. 42 persona dyshohet se kanë vdekur ndërsa raportohet se 25 persona kanë mbijetuar.
Ministria e Emergjencave njoftoi se shërbimet janë vënë menjëherë në gatishmëri për shuarjen e flakëve në vendin e përplasjes së avionit.
BREAKING: Passenger plane crashes near Aktau Airport in Kazakhstan pic.twitter.com/M2DtYe6nZU
— BNO News (@BNONews) December 25, 2024
Agjencitë e lajmeve ruse thanë se avioni po fluturonte nga Baku drejt Grozny në Çeçeni të Rusisë, por ndryshoi hartën e veprimit për shkak të mjegullës që kishte zënë qytetin e Groznyt.
Ndërkaq, nuk ka ende asnjë reagim nga kompania ajrore Azerbajxhan Airlines, lidhur me rrëzimin të avionit. Ministria e Transportit të Kazakistanit tha se në avion ishin 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Lini një Përgjigje