TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2023, 11:31

Ishte i droguar dhe bënte manovra të rrezikshme me makinën luksoze, e pëson 25-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Ishte i droguar dhe bënte manovra të rrezikshme me makinën

Një 25-vjeçar i identifikuar si B.K., është arrestuar nga policia e Tiranës se kryente manovra të rrezikshme në zona të banuara. Ai lëvizte me një automjet luksoz tip ‘Benz Cls’ në zona të banuara, ku ecte me shpejtësi.

Kur u ndalua nga policia, iu bë kontroll dhe rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Për këtë arsye u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.   

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 25 vjeç, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, për të u vendos masa administrative 60 000 lekë të rinj dhe iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj.

Lini një Përgjigje