Shefi i Grupit Wagner si duket po pretendon të sfidojë presidentin rus, Vladimir Putin për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2024. Në një intervistë të fundit për mediat ruse, analistët besojnë se Prigozhin ka lënë të kuptohet për ambiciet për të sfiduar Putinin për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Institutit për studimin e Luftës ‘intervista ishte e rëndësishme për formatin e saj unik’ dhe se ‘Prigozhin dukej se imitonte mënyrën se si Vladimir Putin filmon takimet e tij publike. Sipas analistëve mund të jetë dhe një tentativë për të vënë në lojë Putinin.
“Koreografia dhe vënia në skenë e intervistës së Prigozhin e vendos atë përballë audiencës së tij në të njëjtën mënyrë siç bëjnë zakonisht takimet e filmuara dhe fotot e Putinit. Ky stil filmimi është i pazakontë për Prigozhin, pasi deklaratat publike të videove të tij zakonisht nuk përdorin një format tjetër. Shefi i Wagner Group “mund të kërkojë të parodizojë stilin kinematografik të Putinit si pjesë e një fushate për të sulmuar Kremlinin ose për të tërhequr paralele të heshtura midis Prigozhin dhe zyrës së presidencës ruse. Sjellja e fundit e Prigozhin, tregon se ka aspirata më të mëdha politike”, thonë analistët.
Lini një Përgjigje