TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2025, 11:06

Ish-mafiozi shqiptar, John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Ish-mafiozi shqiptar, John Alite bëhet këshilltar bashkiak në

Ish-mafiozi me origjinë shqiptare John Alite, që dikur ishte një nga njerëzit më të besuar të John Gotti-t, tashmë është bërë këshilltar bashkiak në qytetin Englishtown, New Jersey.

Sipas mediave të huaja, ish-“ushtari” i familjes mafioze “Gambino”, i cili dikur u dënua për 6 vrasje dhe dhjetëra sulme të dhunshme, u betua të mërkurën si anëtar i Këshillit Bashkiak, duke marrë një kthesë të papritur në jetën e tij.

“Kam pasur një të kaluar të errët, por tani dua ta shlyej dhe ta përfundoj jetën duke bërë gjëra pozitive”, tha 62-vjeçari Alite.

I njohur si një nga “arkëtuesit” më të suksesshëm të klanit Gambino gjatë viteve ‘80 dhe ‘90, Alite beson se përvoja e tij në rrugë do ta ndihmojë edhe në politikë.

“Çdo aspekt i rrugës është si qeveria, ndaj e kuptoj mirë manovrimin politik dhe intrigat”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje