TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2026, 11:15

Irani synon kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, parashikon të ardhura të frikshme nga tarifat

Shkruar nga Pamfleti
Irani synon kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, parashikon të ardhura
Ngushtica e Hormuzit

Irani ka paraqitur një kërkesë të re në kuadër të përpjekjeve për të zbutur tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke kërkuar njohjen e sovranitetit të tij mbi Ngushticën e Hormuzit. Kjo rrugë strategjike, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë, konsiderohet një pikë kyçe në tregtinë ndërkombëtare të energjisë.

Sipas raportimeve, Teherani po shqyrton edhe mundësinë e vendosjes së tarifave për anijet që kalojnë në këtë ngushticë, duke e përdorur atë si instrument presioni në raportet ndërkombëtare. Ekspertët vlerësojnë se një skemë e tillë mund t’i sigurojë Iranit të ardhura që arrijnë në qindra miliona dollarë në muaj.

Megjithatë, kjo ide ka hasur kundërshtime nga aktorë ndërkombëtarë, të cilët paralajmërojnë se mund të bie ndesh me rregullat e së drejtës detare ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, tensionet në rajon kanë reflektuar edhe në tregjet globale të energjisë, duke shkaktuar luhatje dhe vështirësi në transportin detar. Këto zhvillime kanë rritur shqetësimet për ndikimin e mundshëm në stabilitetin ekonomik global.

Lini një Përgjigje