TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shtator 2025, 20:44

Irani paralajmëron: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme!

Shkruar nga Pamfleti

Irani paralajmëron: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, në një intervistë me NBC News ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit të Lindjes së Mesme.

Pezeshkian tha se Trump pretendon se "administrata e tij ka ardhur për të krijuar paqe, por rruga që ata kanë ndërmarrë do t'i vërë flakën të gjithë rajonit".

Ai vazhdoi duke thënë se Irani "nuk ka filluar kurrë një luftë" dhe "nuk do të fillojë kurrë ndonjë luftë".

"Por kushdo që na sulmon, ne do të bëjmë çmos për t'i dhënë përgjigjen më të fortë", tha ai.

"Ne me siguri do t'i rrisim kapacitetet tona çdo ditë në mënyrë që të parandalojmë që dikush të na sulmojë", shtoi ai më tej.

Ai foli pasi Trump përshëndeti operacionin e SHBA-së, ku shtatë bombardues amerikanë B-2 hodhën bomba mbi objektet kryesore bërthamore të Iranit në qershor.

"Asnjë vend tjetër në botë nuk do të kishte bërë atë që bëmë ne", i tha presidenti amerikan OKB-së të marten, shkruan A2 CNN.

"Asnjë vend tjetër nuk ka pajisjet për të bërë atë që bëmë ne, ne kemi armët më të fuqishme në tokë, ne urrejmë t'i përdorim ato", ishte një pjesë e asaj që tha Trump në OKB.

1 Komente

  1. P
    Prrrr

    Me duket se Irani (Persia) eshte nismetari i luftrave boterore. Perset sulmuan Europen per uje e toke apo per mish me lekure te bardhe te zbardhnin racen e tyre gje qe e bene dhunshem. Pastaj ua vuri kufirin Aleksandri i Madh me 3 gjysher Ilire e 1 Thrakas (po Ilir). E keshtu historia filloi e vazhdoi me luftra. Kur u thua Perandoria Perse krekosen si rosake e kur u thua jam pasardhes i Aleksandrit te Madh u hyn qafa nen sqetulla. Englezet e mencur thone: "What goes around come around." Gjakun e nderin e dhunuar nuk ta fal kush e keshtu kjo bote do jetoje ne lufte deri sa t'i ndalet fryma. Pike.

    Lini një Përgjigje