Sulmet në Bahrein, Arabinë Saudite, Oman dhe Azerbajxhan sinjalizojnë strategjinë e Teheranit për të goditur tregjet energjetike
Sulmet e fundit të Iranit ndaj infrastrukturës energjetike në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Kaukazit po konsiderohen gjithnjë e më shumë si pjesë e një strategjie më të gjerë për të ushtruar presion ndaj kundërshtarëve të tij dhe ndaj tregjeve globale të energjisë.
Goditjet ndaj instalimeve të naftës në Bahrein, Arabinë Saudite dhe Oman, si dhe sulmi paralajmërues ndaj aeroportit të Nakhçivanit në Azerbajxhan, tregojnë se konflikti nuk kufizohet më vetëm në përplasjen mes Iranit dhe Izraelit, por po prek edhe rrjetin e prodhimit dhe transportit të energjisë në rajon.
BREAKING: Fires are burning at Bahrain's Petroleum Company refinery following an Iranian ballistic missile attack. pic.twitter.com/fJky8pPbQT
— Faytuks News (@Faytuks) March 5, 2026
Sipas analizave të ekspertëve të sigurisë, zgjerimi i tensioneve drejt Kaukazit dhe Azerbajxhanit mund të jetë një sinjal se Teherani ka aftësinë të godasë edhe infrastruktura të tjera energjetike në rajon. Azerbajxhani është një nga prodhuesit kryesorë të energjisë në zonë, me fusha të mëdha nafte dhe gazi në Detin Kaspik.
Ndër projektet kryesore energjetike janë fusha e naftës Azeri-Chirag-Deepwater Gunashli (ACG) dhe fusha e gazit Shah Deniz, ndërsa terminali Sangachal, në jug të Bakusë, shërben si qendra kryesore për përpunimin dhe eksportin e energjisë.
‼️‼️???????????????? A drone belonging to lran targeted the Aramco oil facility in Saudi Arabia's Ras Tanura city.
— Visioner (@visionergeo) March 2, 2026
A large-scale fire broke out at the facility, it was reported.
See the latest updates with us: @visionergeo pic.twitter.com/FvjGlbEab4
Nafta dhe gazi transportohen drejt Evropës përmes korridoreve strategjike energjetike si gazsjellësi South Caucasus Pipeline (SCP) dhe naftësjellësi Baku–Tbilisi–Ceyhan (BTC), që janë pjesë e të ashtuquajturit Korridori Jugor i Gazit.
Ekspertët vlerësojnë se përmes një lufte asimetrike me dronë dhe raketa precize, Irani po dërgon një mesazh të qartë: nëse regjimi i tij rrezikon të rrëzohet, atëherë asnjë prodhues energjie në rajon nuk do të jetë i sigurt.
Ndikimi i konfliktit po ndjehet edhe në tregjet energjetike. Mbyllja ose kufizimi i trafikut në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, ka bërë që disa vende prodhuese, përfshirë Irakun, të kenë vështirësi në eksportimin e prodhimit të tyre.
Sipas analistëve, strategjia e goditjes së infrastrukturës energjetike mund të shërbejë si presion ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, pasi një krizë e madhe energjetike do të rriste ndjeshëm çmimet e naftës dhe mund të shkaktonte pasoja për ekonominë globale.
Në të njëjtën kohë, vendet e Gjirit përballen edhe me një tjetër rrezik të mundshëm: sulmet ndaj impianteve të desalinizimit, të cilat sigurojnë pjesën më të madhe të ujit të pijshëm në rajon. Në shumë vende të Gjirit, 60–70% e ujit të pijshëm prodhohet nga impiante të tilla, të vendosura kryesisht në bregdet.
As we discussed with clients yesterday, regional energy infrastructure is now a priority target for Iran.
— Martin Kelly (@_MartinKelly_) March 3, 2026
This morning, oil storage tanks in Fujairah, UAE, were targeted, resulting in a fire at the JSW terminal (video), whilst Salalah was atacked with 3x UAVs & Duqm was struck… pic.twitter.com/a77VKmgujh
Ndryshe nga instalimet e naftës që ndikojnë kryesisht në tregjet ndërkombëtare, një sulm ndaj këtyre impianteve do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për popullsinë, pasi qytetet e rajonit mund të përballen me mungesë uji brenda pak ditësh.
Në këtë kontekst, analistët e konsiderojnë përshkallëzimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike si një mjet presioni strategjik nga ana e Teheranit, duke e kthyer krizën në një betejë gjeopolitike ku energjia dhe transporti i saj shndërrohen në objektiva kryesore të konfliktit.
Zhvillimet e fundit sugjerojnë se Kaukazi dhe Lindja e Mesme po hyjnë në të njëjtën zonë tensioni, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të rrezikojnë stabilitetin e furnizimit global me naftë dhe gaz.
Lini një Përgjigje