TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2026, 22:15

Sulmet në Iran, mbi 11 mijë fluturime të anuluara në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në Iran, mbi 11 mijë fluturime të anuluara në Lindjen

Më shumë se 11 mijë fluturime janë anuluar në aeroportet kryesore të Lindjes së Mesme që nga 28 shkurti, ndërsa konflikti mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit është përshkallëzuar. Si pasojë, qindra mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në rajon.

Sipas të dhënave të publikuara nga platforma e monitorimit të fluturimeve Flightradar24, anulimet kanë prekur aeroportet në 10 vende, ndërsa shumë hapësira ajrore janë mbyllur për arsye sigurie. Grafiku tregon se numri i fluturimeve të anuluara është rritur ndjeshëm pas fillimit të konfliktit.

Sulmet në Iran, mbi 11 mijë fluturime të anuluara në Lindjen

Nga të dhënat rezulton:

26 shkurt: rreth 150 fluturime të anuluara

27 shkurt: rreth 180 fluturime të anuluara

28 shkurt: rreth 1,600 fluturime të anuluara

1 mars: rreth 2,600 fluturime të anuluara

2 mars: rreth 2,600 fluturime të anuluara

3 mars: rreth 2,800 fluturime të anuluara

4 mars: rreth 2,300 fluturime të anuluara

Në total, më shumë se 11,000 fluturime janë anuluar gjatë kësaj periudhe, ndërsa linjat ajrore dhe aeroportet në rajon vazhdojnë të përballen me ndërprerje të mëdha në operim.

fluturimet kuvend

Lini një Përgjigje