TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Nëntor 2024, 18:48

Incidenti me 14 viktima në Novi Sad, qytetarët serbë ngrihen sërish në protestë dhe bllokojnë rrugët!

Shkruar nga Pamfleti

Incidenti me 14 viktima në Novi Sad, qytetarët serbë ngrihen

Ata gjithashtu kërkuan që të mbahej përgjegjësi për tragjedinë. Dhjetëra aktivistë bllokuan një udhëkryq para stacionit hekurudhor qendror të qytetit, ku më 1 nëntor çatia e jashtme e tij u shemb papritur, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Shumë vetë në Serbi thanë se aksidenti ishte rezultat i korrupsionit masiv, që sipas tyre kishte shkaktuar zvarritjen e rinovimit të ndërtesës së stacionit.

Struktura 60-vjeçare u rinovua dy herë në vitet e fundit dhe u përurua nga zyrtarët më të lartë serbë.

Autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë dhe ministri i ndërtimit të qeverisë serbe ka paraqitur dorëheqjen. Megjithatë nuk ka pasur asnjë arrestim për rastin. Kritikët akuzojnë autoritetet populiste se po përpiqen të shmangin përgjegjësinë.

Mijëra vetë kanë marrë pjesë në protesta si në Novi Sad ashtu edhe në Beograd gjatë dy javëve të fundit.

Shumë në Serbi nuk kanë besim se do të ketë ndëshkime për tragjedinë, sepse qeveria populiste ka kontroll të fortë si mbi policinë ashtu edhe tek gjyqësori.

Ligjvënësit e opozitës në Beograd iu bashkuan gjithashtu të premten protestës së heshtur duke bllokuar trafikun për 14 minuta para ndërtesës së parlamentit në kryeqytet.

Një vajzë 6-vjeçare ishte mes të vrarëve nga shembja e çatisë. Tre të plagosurit kanë humbur gjymtyrë dhe janë në rrezik për jetën./VOA

Lini një Përgjigje