
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kanë pasur një kominikim në telefon për rreth një orë pasditen e sotme, ka thënë një burim i qeverisë gjermane.
Sipas mediave të huaja, Scholz dhe presidenti rus kishin folur për herë të fundit drejtpërdrejt në dhjetor 2022, tha qeveria.
Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e bisedës mes tyre, por në orët në vijim priten më shumë detaje.
Biseda telefonike mes dy liderëve vjen mes spekulimeve në rritje se një presidencë e Donald Trump në SHBA mund të çojë në negociata për t'i dhënë fund luftës.
Lini një Përgjigje