TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2025, 20:27

Incidenti i Mbretit Charles në Parlamentin Italian, pse shpërthyen të qeshurat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Incidenti i Mbretit Charles në Parlamentin Italian, pse shpërthyen

Parlamenti italian shpërtheu në të qeshura pasditen e sotme, teksa Mbreti Charles po mbante fjalimin e tij para dy dhomave.

Momenti që shkaktoi humor në sallën e Parlamentit u shkaktua nga një incident, kur Presidenti I Dhomës së deputetëve, Lorenzo Fontana, duke menduar se Mbreti Charles përfundoi fjalimin, ndërhyri, duke e falenderuar, ndërsa deputetët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën.

Por Mbreti në fakt nuk kishte përfunduar fjalimin e tij dhe u hutua nga ajo se çfarë po ndodhte.

Gjithsesi me qetësi ai kapi shpejt situatën dhe me humor tha “pothuajse kam mbaruar”. Kjo shkaktoi të qeshura në sallë.

Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla, 77 vjeç, po shijonin ditën e tretë të vizitës së tyre katër-ditore në Itali – e cila përfshinte një takim me kryeministrin e vendit Giorgia Meloni.

Fjalimi i monarkut paralajmëroi se paqja "nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë".

 

Lini një Përgjigje