
Ministri i Punëve të Brendshme Yerlikaya njoftoi se pas operacionit 2 u vranë terroristë, ndërkohë që 3 persona mbetën të vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën.
Dy terroristët të cilët sulmuan ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, (TAI) në kryeqytetin Ankara të mërkurën pasdite, janë ekzekutuar nga forcat turke.
Ministri i Punëve të Brendshme Yerlikaya njoftoi se pas operacionit 2 u vranë terroristë, ndërkohë që 3 persona mbetën të vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën, por më pas presidenti turk, Erdogan tha se numri i viktimave kishte shkuar në 4.
“Dy terroristë u neutralizuan në sulmin terrorist kundër objekteve të TAI Kahramankazan. Fatkeqësisht, në sulm kemi tre dëshmorë dhe 14 të plagosur”, Yerlikaya shkroi në postimin e tij të fundit në X, raporton "Hurriyetdailynews"
YENİ BİLGİ-1
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) October 23, 2024
Türk Havacılık ve Uzay Sanayii AŞ. (TUSAŞ) Ankara Kahramankazan tesislerine yönelik terör saldırısında 2 terörist etkisiz hale getirilmiştir.
Saldırıda maalesef 3 şehidimiz, 14 yaralımız var.
Şehitlerimize Allah’tan rahmet; yaralılarımıza acil şifalar diliyorum.…
Kujtojmë se rreth orës 16:00 me atë lokalen, një grup sulmuesish mbërritën në hyrjen e kompleksit të kompanisë ajrore me një taksie gjatë një ndërrimi të personelit të sigurisë.
Sipas mediave vendase, sulmi është kryer nga 3 persona, një prej të cilëve grua. Një nga sulmuesit shpërtheu një bombë, ndërsa sulmuesit e tjerë arritën të hynin në kompleks. Të shtënat me armë në vend vazhduan dhe disa personel në kompleks dhe disa u morën peng.
Ende nuk ka asnjë pretendim të menjëhershëm për sulmin, por grupi terrorist PKK dhe terroristët e DEASH-it kishin kryer më parë disa sulme në vend./Pamfleti
Lini një Përgjigje