
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dënon sulmin rus në Sumy të Ukrainës, ku u vranë të paktën 31 persona dhe u plagosën mbi 80.
"Skena zemërthyese nga Sumy këtë mëngjes ndërsa banorët u mblodhën për të Dielën e Palmës vetëm për t'u pritur nga raketat ruse. Shembulli i tmerrshëm i intensifikimit të sulmeve nga Rusia ndërkohë që Ukraina ka pranuar një armëpushim pa kushte. Mendimet e mia janë me popullin ukrainas sot", shkroi Kallas në rrjetin social "X".
Sulmi rus tregoi intensifikimin e sulmeve nga Rusia, ndërkohë që Ukraina ka pranuar një armëpushim pa kushte, tha Kallas ndër të tjera.
Lini një Përgjigje